fbpx

Përplasje fizike në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, mes rektorit dhe sekretares

nga Revista Kosovarja

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë vazhdon ta mbajë të heshtur një konflikt fizik mes dy zyrtarëve të lartë të këtij institucioni.

Burime bëjnë të ditur se rektori i Universitetit, Armand Krasniqi para pak ditësh ka patur një konflikt me sekretaren e universitetit, Tirana Hasani.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, gjithçka ka ndodhur pas një debati të momentit kur dyshohet se rektori e ka gjuajtur me karrige kolegen e tij.

E shqetësuar për rastin në fjalë, gjendja shëndetësore e sekretares është përkeqësuar brenda ambientit të universitetit, për çka është ftuar edhe ambulanca që e ka marrë atë për trajtim të mëtejmë shëndetësor.

“Mos më shqetësoni në telefon privat” ka qenë përgjigja e shkurtër e rektorit. “Jam në një takim urgjent”, ka qenë përgjigja e zonjës Hasani, e cila më nuk është lajmëruar për të dhënë versionin e saj.

Për rastin në fjalë janë të njoftuar edhe kolegët e universitetit “Haxhi Zeka” të cilët në kushte anonimeti kanë thënë se e tëra është e vërtetë, por se nuk duan që të prononcohen më shumë./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]