Gjatë tërheqjes së protestuesve ka filluar konflikti me policinë. Aty është parë edhe një autoambulancë që ka ardhur për një person të lënduar.
Aktualisht policia është duke i shpërndarë protestuesit të cilët kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe gjësende të forta në drejtim të tyre.
Ka eskaluar situata në protestat për rastin “Monstra” në Shkup.
Protestuesit e kanë humbur durimin, pasi policia nuk i lejon t’i afrohen objektit të Qeverisë së Maqedonisë
Siç raportohet, edhe një policë ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa të njëjtit i është dhënë ndihmë mjekësore.
https://www.facebook.com/watch/?v=474998620206698
Organizuesit e protestave vazhdimisht bëjnë thirrje për qetësi, duke kërkuar që policia ta lirojë rrugën.
Plani i protestuesve është që të marshojnë drejt Gjykatës dhe Qeverisë, por të njëjtit janë ndaluar tek “Mavrovasja”.
Policia ndalon protestuesit t’i afrohen Qeverisë së Maqedonisë
Policia e Maqedonisë i ka ndaluar protestuesit t’i afrohen objektit të Qeverisë.
Organizuesi i protestave Bedri Ajdari, tha se jep afat prej 10 minutave që të vendosin për të tërhequr policinë dhe t’i lejojnë ta ushtrojnë të drejtën tyre demokratike.
“Kërkoj ta lironi rrugën, në mënyrë që të mos eskalojë situata. Kush është përgjegjës për policinë, ka afat prej 10 minutave të vendosë të tërheqë policinë”, tha Ajdari.
Ai i ftoi policët që t’i bashkangjiten protestuesve dhe të mos bëhet mjet i pushtetit.