Sarah dhe Pajtimi u bënë qift derisa ishin pjesë e shout real “Big Brother VIP”.
Dyshja janë të pandarë edhe pas eksperiencës në shtëpinë e famshme, shkruan “Kosovrja”.
Duke qenë se Sarah është në Shqipëri dhe Pajtimi në Kosovë, ata kanë treguar se dyshja udhëtojnë për të kaluar kohë së bashku.
E së fundi, ka qenë blogerja Sarah, ajo që ka ardhur në Kosovë tek partneri.
Ajo këtë e ka treguar përmes një InstaStory ku ka qenë duke e pritur Pajtimin e që ishte mërzitur nga pritja.
“Duke e pritur PM deri në përjetësi”, kishte shkruar Sarah në mbishkrimin e videos të cilën pa hezitim e replikoi DJ kosovar.
“Unë t’kom prit 1 muaj deri ke dal prej BBV, e ti 1 orë s’po pret”, ka qenë shkrimi i Pajtimi në ripostimin e videos të partneres.
Kështu çifti si duket janë më së të lumtur me njëri tjetrin të cilët shpesh herë kanë deklaruar se mendojnë edhe për të ardhmen së bashku.