94
Të premten mbrëma (7 tetor) nisi “Dancing With the Stars” me një kast prej 14 personazhesh të ndryshme.
Në spektaklin, e moderuar nga Bora Zemani, pati shumë befasi edhe sa i përket pjesëmarrjes.
Megjithatë, duket se një ofertë për t’u bërë pjesë e këtij shou e pati edhe këngëtarja e njohur Mihrije Braha.
Kjo e fundit duket se i tha jo “DWTS” për shkak të angazhimit të madh që kërkon, duke qenë se është e fokusuar në projekte të reja dhe në emisionin që e ka prej vitesh me partnerin e saj, Naim Abazin.