fbpx

Përshkallëzohet retorika, SHBA rikthen armët bërthamore në Evropë

nga Revista Kosovarja

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë planet për të zëvendësuar bombat bërthamore në bazat e NATO-s në Evropë me versione të reja. Lajmi bëhet i ditur nga “Politico” që citon burime diplomatike amerikane, me njohuri mbi çështjen. Mbërritja e versionit të fundit të bombave të gravitetit bërthamor B61-12, e planifikuar fillimisht për në pranverë, u zhvendos për në dhjetor siç u kanë thënë zyrtarëve amerikanë aleatëve të NATO-s në një takim me dyer të mbyllura në Bruksel.

Lëvizja vjen mes tensioneve në rritje mbi kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve nukleare në Ukrainë, dhe shqetësimeve se perëndimi duhet të bëjë më shumë për të parandaluar Moskën të tejkalojë këtë vijë të kuqe. Në një deklaratë ditën e mërkurë, Putin tha se rreziqet për një konflikt botëror janë të larta.

“Rreziqe dhe sfida të reja për sigurinë kolektive po dalin në pah. Kjo është pasojë e përshkallëzimit të konfrontimit gjeopolitik global”, tha Putin.

Presidenti rus u shfaq të mërkurën teksa vëzhgonte një stërvitje të forcave strategjike bërthamore. Në një deklaratë të fundit, Moska bëri të ditur se satelitët komercialë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve do të bëhen objektivë të ligjshëm sulmesh nëse do të përfshiheshin në luftën në Ukrainë. Sa i përket zhvillimeve në terren, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi komandantët rusë për taktika të çmendura në përpjekjen për pushtimin e qytetit lindor të Bakhmut.

“Është aty ku çmenduria e komandantëve është më e dukshme. Ditë pas dite ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes duke përqëndruar atje nivelin më të lartë të sulmeve me artileri”, tha Zelensky.Qyteza, e cila gjendet në rajonin e Donjetks dhe që kishte një popullsi prej 70 mijë banorësh para luftës është bërë epiqendër e sulmeve ruse prej muajsh. Autoritetet në Ukrainë denoncuan sulme të tjera ndaj infrastrukturës energjetike ndërsa forcat ukrainase vijojnë avancimin në jug në drejtim të qytetit të Kherson.

Zelensky nuk dha përditësime mbi avancimin, por tha se po fuqizonin pozitat kudo në fronte, duke reduktuar kapacitetet e pushtuesve. CNN që citoi burime diplomatike amerikane tha se shefi i CIA-s William Burns kishte vizituar Kievin më herët gjatë muajit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]