fbpx

Persona të armatosur sulmojnë fondacionin që po mblidhte ndihma për tërmetin në Stamboll

nga Revista Kosovarja

Në një situatë të rëndë të shkaktuar nga tërmetet e 6 shkurtit, Turqia po kalon momente të vështira.

Por teksa miliona njerëz anë e mbanë botës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe kanë ndihmuar mesa munden, të tjerë tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Stamboll, aty ku persona të armatosur kanë sulmuar degën e një fondacioni, e cila grumbullonte ndihma për personat e prekur nga tërmeti.

Si pasojë e ngjarjes, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]