fbpx

Personaliteti i madh Lazim Destani nderohet me çmimin “Nënë Tereza”

nga Revista Kosovarja

Lazim Destani është padyshim një nga personalitetet më të spikatura të botës së biznesit.

Presidenti i nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, sipërmarrësi, filantropi Lazim Destani, sot është nderuar me çmimin “Nënë Tereza”.

Z. Destani u nderua me këtë çmim për merita dhe kontribute të pakrahasueshme në mbrojtje të çështjeve dhe interesave shqiptare në të gjithë botën, për lartësimin e flamurit dhe të kombit shqiptar, si dhe për filantropinë e paçmuar ndër dekada, në të gjitha trevat shqiptare!

Çmimi ju dorëzua nga Konsulli I Nderit i Japonisë në Tirane z. Avni Ponari.

Çmim i akorduar në aktivitetin “Takimi i Shkodrës” organizuar nga “Gazeta e Alpeve” dhe bashkia e qyteti.

Në lidhje me këtë çmim meritor, Destani ka lënë një mbishkrim në hapsirat e tij në rrjete sociale, ku tregon se në Shkodren e dijes dhe kultures, ka marrë çmimin e madh “Nënë Tereza”. /Kosovarja/

Mbishkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lazim Destani (@lazimdestani)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]