fbpx

Pete Davidson e shpëton Kim Kardashian nga rrëzimi gjatë arritjes në darkë te Shtëpia e Bardhë

nga Revista Kosovarja

Pete Davidson arriti të shpëtonte partneren e tij nga një moment i sikletshëm, pasi Kim Kardashian ajo rrëshqiti teksa po ecte në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2022 të shtunën (30 prill.

Kardashian dhe Davidson ishin kapur për dore kur ajo në dukje u ngec nga fustani dhe u mbajt për të dashurin e saj për të mos rënë gjatë ecjes në hollin e hotelit Washington Hilton.

“Unë sapo pashë Kim Kardashian dhe Pete Davison dhe ajo pothuajse u rrëzua”, ka shkruar një dëshmitar okular në një video në Twitter.

Themeluesja e “Skims”, 41 vjeç, dhe komediani i “Saturday Night Live”, 28 vjeç, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në eventin në Washington DC .

Kardashian mahniti me një fustan “Balenciaga” ngjyrë argjendi me shkëlqim dhe bizhuteritë “Lorraine Schwartz”.

Davidson e plotësoi të dashurën e tij me një kostum të zi “Prada” dhe syze dielli dhe atlete “Vans” të zeza.

 

https://twitter.com/kaseyjadee/status/1520598599901589504?s=20&t=svzMeuH–l2nzB6AceFc7A

Debutimi në tapetin e kuq të Kardashian dhe aktorit të “King of Staten Island” erdhi pasi ai iu bashkua asaj në premierën e “Kardashians” më 7 prill.

Ylli i realitetit bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në shkurt 2021 dhe u bë ligjërisht beqar në mars 2022. Ish-çifti kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]