fbpx

Pija për të zvogëluar perimetrin e belit dhe vitheve

nga Revista Kosovarja

Një nga shkaqet më të zakonshme të fryrjeve është zakoni i të ngrënit me nxitim, gjë që shkakton fermentim dhe gaz

Gjithashtu dhe disbioza ose ndryshe ndryshimi i florës mikrobike të zorrëve për shkak të kombinimit të gabuar të ushqimeve, abuzim i ilaçeve dhe stresi, shkakton meteorizmin dhe zgjeron belin; hormonet kanë “peshën” e tyre në gjenezën e fryrjes, dhe në fazën premenstruale dhe në menopauzë.

Akumulimet e ajrit pozicionohen në pjesën e barkut: mund të jetë në pjesën poshtë të barkut dhe të zorrëve, ose më shumë në pjesën “qendrore”, në këtë rast përfshihet dhe stomaku

Bimët dhe çajrat që në 7 ditë heqin gazin e tepërt
Edhe në rastin e fryrjeve për shkak të akumilimit të ajrit, ndërkohë që korrigjohet dieta është e dobishme marrja e një sërë integratorësh natyror që ribalancojnë florën bakteriale

Dhe nëse trupi reagon mirë ndaj kurës, mund të vazhdoni të merrni integratorët dhe për një muaj

Bifidobacterium me kapsula ose bustina (7-14 doza)

Gjethe të thata Anise (100 g)

Fara Anise (100 g)

Fara finoku (100 g)

Gjethe dafine të thata (7 gjethe)

Vaj bajamesh të ëmbla (1 shishe)

Esencë trumze (1 shishe e vogël)

Probiotikët rregullojnë tretjen:

Çdo mëngjes para mëngjesit, merrni një dozë probiotikë: pastrojnë dhe rigjenerojnë florën intestinale, me një efikasitet anti fryrje dhe të riekuilibruar

Si ta bësh:

Kërkoni në farmaci integratorë probiotikë me Bifidobacterium dhe merrni një dozë në ditë, me ujë. Veproni kështu për 7-14 ditë

Dafina dhe anise reduktojnë belin

Dafina dhe Anise janë dy bimë që, falë përmbajtjes të vajrave esenciale, favorizojnë asorbimin e “plagëve” të zorrëve. Rezultojnë më efikase nëse i shtoni në çaj në fund të vaktit, për të përmirësuar proçesin e tretjes dhe për rimodelimin e belit

Si ta bësh

Në një tenxhere të vogël me ujë shtoni një gjethe dafine dhe 2 lugë fara Anise. Lërini së bashku 15 minuta, më pas konsumojeni të ngrohtë

Finoku lufton fermentimet

Nëse arrini në fund të ditës me një ndjesi rëndese, përpara se të shtriheni kujtohuni të bëni një çaj me fara finoku. Kjo bimë favorizon deponimin e ajrit dhe të garanton një evakujim korrekt në mëngjes

Si ta bësh

Në një enë të vogël zieni ujin për 10 minuta me 3-4 lugë fara finoku. Filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë

Masazhi reduktiv

Në mëngjes dhe në mbrëmje masazhoni barkun me 1 lugë vaj bajamesh të ëmbla dhe 5 pika vaj esencial trumze. Aplikoni vajin në pjesën abdominale me lëvizje të ngadalta, redukton dhimbjet e barkut redukton fryerjen dhe përmirëson proçesin e tretjes

Pija për të zvogëluar perimetrin e belit dhe vitheve

Kjo pije do t’ju ndihmojë të shkrini dhjamin në bark dhe në vithe brenda javës. Gjithashtu stimulon metabolizmin dhe ndihmon trupin të shkarkojë

Mbani mend që ta shoqëroni me një dietë të shëndetshme, ushtrime fizike si dhe të pini shumë ujë dhe pijet e çajrat që ju përmendëm në artikullin kryesor

Përbërësit:
8 gota ujë

1 lugë gjelle xhenxhefil, i grirë

1 kastravec, i ndarë ne pjesë

Limona të prerë

12 gjethe menteje

PËRGATITJA:
Vendosini të gjithë përbërësit e freskët në një kavanoz
Që të lëshojnë sa më shumë ekstrakte, vendosini përbërësit që një natë më parë dhe për të marrë rezultate optimal pijeni për 4 ditë radhazi
Gjithashtu hani 5 vakte të vegjël gjatë ditës, jini më aktivë dhe shijojeni këtë pije
Do të eleminoni yndyrën e depozituar dhe do t’ju zvogëlojë dhe perimetrin e vitheve. Pijeni gjatë gjithë ditës, që të merrni rezultatet më të mira

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]