fbpx

Pinë ujë nga shishja e ambalazhuar në një lokal në Shkodër, si u helmuan nënë e bir dhe kamarieri

nga Revista Kosovarja

Tre persona përfunduan në spital në Shkodër me djegie të ezofagut dhe stomakut pasi konsumuan ujë në një lokal.

Sipas raportimeve në media, nënë e bir, 41 dhe 14 vjeç kanë ndjerë menjëherë djegie të forta në fyt sapo kanë konsumuar nga një shishe me ujë i ambalazhuar që u është sjellë nga kamarieri i lokalit.

Pasi i kanë treguar kamarierit, ai është shprehur mosbesues duke u thënë se shishja ishte e ambalazhuar, ndaj e kishte provuar edhe vetë, por kishte përjetuar të njëjtat simptoma si nënë e bir.

Bëhet fjalë për një shishe uji prej qelqi, nga një prej kompanive më të njohura që shpërndahet në të gjithë vendin, raporton Euronews Albania.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]