fbpx

Pite me perime dhe djathë

nga Revista Kosovarja

Një recetë mjaft e lehtë dhe e shijshme, për drekë ose darkë, me prime dhe djathë – rezultati do të jetë i mahnitshëm! 

Për 35 minuta, dreka juaj me këtë pite do të jetë gati.

Përbërësit për pite:
2 patate
2 domate
2 speca të gjelbër
2 qepë të reja
4 vezë
1 lugë çaji kripë
200g djathë feta
100ml vaj
150ml qumësht
400g miell (2.5 gota)
Pluhur për pjekje
Kaçkavall

Përgatitja:
Qëroni patatet dhe grini imët. Qëroni domatet dhe grini imët. Më pas grini specat dhe qepët, poashtu imët. Rrihni 4 vezët, shtoni kripën, qumështin, vajin dhe rrihni mirë me tel. Më pas shtoni perimet e grimcuara, djathin feta, miellin, pluhurin për pjekje dhe përzieni mirë me lugë.

Tepsinë në formë rrethore, me madhësi mesatare, e lyeni me gjalpë fillimisht dhe më pas e derdhi brumin e përgatitur dhe e rrafshoni mirë. Sipër i hidhni kaçkavallin dhe e futni në furrë për ta pjekur në 180 gradë për 35 minuta. Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]