fbpx

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Policia ka njoftuar se një person është plagosur pas mesnate në Prishtinë.

Viktima tashmë është dërguar në QKUK.

“Rr. Shkupit, Prishtinë 14.02.2025 – 00:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]