fbpx

Plagoset një person në Prishtinë – Shkak, borxhi

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga policia, është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]