fbpx

Plani për pushtimin e Ukrainës ka nisur tashmë, njofton Mbretëria e Bashkuar

nga Revista Kosovarja

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se Rusia ka nisur planin për pushtimin e Ukrainës, sipas BBC.

Një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë në një konferencë për mediat se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës.

“Sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve. /abcnews.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]