fbpx

Plas ‘sherri’ pas festës së ditëlindjes – Vullneti bën këtë reagim për Sarën

nga Revista Kosovarja

Sara Kolami nga Big Brother VIP Kosova feston sot ditëlindjen e saj.

Me rastin e kësaj date të veçantë për bukuroshen nga Shqipëria, ajo organizoi një festë në Tiranë, ku nuk munguan as banorët e tjerë nga kasti i BBVK3

Brenda kremtës së Sarës pos tjerëve u panë edhe Rovena e Atilla – prania e këtij të fundit duket t’i ketë penguar Vullnetin, i cili brenda shtëpisë ishte shok i ngushtë i Sarës.

“Unfollow. Çka pash mas asaj ditëlindje”, shkroi ai duke i bashkëngjitur disa ‘bitmoji’ me të vjella.

Më pas një reagim erdhi nga shoku i ngushtë i Sarës, Eni Bitri.

Sipas tij, Sara nuk ka qenë në dijeni që Atilla do marrë pjesë në festën e ditëlindjes së saj, por që i njëjti ka ardhur në krah të Rovenës.

“Sa për të sqaruar diçka – Atilla ka qenë +1 i Rovenës, Sara nuk e ka ditur që ai do jetë prezent”, shkroi ai.

Ndërkohë rreth kësaj nuk ka pasur akoma reagim nga Rovena e as nga Atilla.

Një gjë e sigurt është se prania e Atillës bëri që Vullneti të eliminojë Sarën nga lista e personave që ndjekë në mediat sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]