fbpx

Po blihen komente pozitive për Donaldin?! Ja çfarë kanë vënë re ndjekësit

nga Revista Kosovarja

“Big Brother VIP” është formati më i ndjekur i momentit dhe tani që lojës pak e nga pak po i vjen fundi, tifozëria sa vjen edhe bëhet më e zjarrtë.

Dihet tashmë se dy ndarjet janë midis Ilirit edhe Donaldit. Secili ka një numër të madh suportuesish, të cilët herë pas here kapen edhe me njëri-tjetrin nëpër komente duke u qëndruar besinikë lojtarëve të tyre të preferuar.

Po fansat kanë vendosur re se te videot për Donaldin në Instagram në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” janë një numër i madh komentuesish me emra të huaj, arabë, pakistanez apo indian.

Gjë që i bën ndjekësit të dyshojnë se dikush po ble komente pro Donaldit.

Shpesh herë është akuzuar Romeo për hapje adresash fallco apo për pagesë e dreka e darka me vip-at në mënyrë që të mbështesin publikisht Donaldin.

Paloma ka qenë ajo, e cila në një story ka hedhur kunjë duke siguruar se nuk shitet për një drekë dhe shumica e ndjekësve e nënkuptuan si një mesazh për Romeon.

Meridiani gjithashtu ka pasur përplasje me Romeon dhe e ka akuzuar këtë të fundit si dikush që iu bën qoka vip-ave apo figurave publike për të mbështetur vëllain e tij përgjatë rrugëtimit.

Gjithsesi vlen të përmendim se Donaldi ka shumë mbështetës real, kryesisht të rinj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]