fbpx

Po çmendet rrjeti: Don Xhoni dhe modelja ruse i japin fund beqarisë? dalin fotot e modeles me fustan të bardhë

nga Revista Kosovarja

Raporti mes Don Xhon dhe modeles ruse Ariana Lirey komentohet vazhdimisht.

Dyshja kanë treguar afrimitet prej muajsh përmes rrjeteve sociale ndërsa modelja kohë më parë befasoi duke bërë tatuazh në dorë portretin e reperit.

Por ka vetëm pak ditë që Ariana në një nga publikimet e saj la mbishkrimin “Ariana Isufi” duke lënë tek emri mbiemrin e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Aludime të shumta u hodhën në rrjet duke pretenduar se dyshja janë martuar.

Kjo ide u forcua edhe më shumë së fundmi pasi bukuroshja publikoi një fotografi ku në dorë mban një unazë.

Ajo çfarë na bëri habi është postimi i fundit i modeles, e cila shfaqet me fustanin e bardhë dhe ka bërë shumë prej fansave kuriozë nëse ka ndodhur diçka vërtet mes saj dhe Don-it. Ky i fundit i komentoi gjithashtu në foto ku ka ngelur pa fjalë.

Mirëpo ka edhe fansa që mendojnë se dyshja po bëjnë shaka apo e gjithë kjo bëhet për vëmendje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @arianalirey

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]