fbpx

Po ofrojnë para dhe ushqime për të bërë vaksinën, 65 miliard euro fitime për kompanitë që e krijuan

nga Revista Kosovarja

Sa vjen e më shumë vende po e bëjnë vaksinën e Covid-19 të detyrueshme. Disa kanë vënë rregulla strikte e disa të tjerë kanë ofruar shërbime, para ose ushqime.

SHBA: Presidenti amerikan Joe Biden ka propozuar t’i ofrohen 100 dollarë të gjithë atyre që pranojnë të vaksinohen. Maryland gjeti një tjetër mënyrë, duke futur të gjithë ata që vaksinohen në lotarinë “VaxCash” ku një njeri me fat do të fitojë çmimin e madh prej 400 mijë dollarësh.

Hong Kong-u: Ofroi një apartament falas njërit prej të vaksinuarve që do të përzgjidhet sërish me llotari. Ndërkohë, një tjetër i vaksinuar do të fitojë “darkë falas për një vit” në “Hong Kong Convention Center”.

Kanada: Gjithashtu edhe në këtë shtet është përdorur incentiva e lotarisë, teksa një i vaksinuar do të fitojë plot 1 milion dollarë dhe çmime të tjera do të ndahen për ata më me fat.

Serbia: I ofron 25 euro kujtdo që merr vaksinën.

Suedia: Ofron vetëm 10 euro që për standartet e vendit nuk është shumë, por e mjaftueshme për të nxitur ata që nuk shkojnë thjesht sepse përtojnë.

Mbretëria e Bashkuar: I ka fokusuar përpjekjet tek të rinjtë dhe ofron udhtëime falas në Uber, bileta kinemaje, ushqim fast-food dhe të tjera gjëra falas për të incentivuar vaksinimin.

Greqia: Do u japë 150 euro të gjithëve që marrin dozën e parë të vaksinës deri në moshën 25 vjeçare.

Gjermani: Jepen salçiçe falas për të gjithë të vaksinuarit jashtë qendrave të vaksinimit.

Teksa njerëzit detyrohen ose i ofrohen shërbime të ndryshme për tu vaksinuar nga ana tjetër kompanitë e vaksinimit përfitojnë plot 65 miliard euro nga pandemia COVID-19

Kompania që do të kapitalizojë më tepër nga pandemia e COVID-19 është Pfizer BioNTech, gjiganti amerikano-gjerman që ishte nga të parat kompani që u aprovua për administrimin në popullatë ka shtuar të ardhurat e saj vjetore me plot 33 miliard dollarë, ndërkohë që parashikohet se brenda gjashtë-mujorit të dytë të vitit do të përfitojë nga 7.3 deri në 15.9 miliard.

Moderna renditet e dyta për nga fitimet, teksa ka arritur të rregjistrojë 20 miliard dollarë nga shitjet e vaksinave të saj.

AstraZeneca dhe Johnson & Johnson janë prapa kompeticionit të kompanive të tjera perëndimore teksa nuk arritën të dorëzonin dozat e premtuara në kohë, çka nxiti dhe vonesa në pagesa. AstraZeneca njoftoi të ardhura 1.1 miliard euro për gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, ndërkohë që J&J deklaroi 2.5 miliard euro ndonëse hyri më vonë në treg në muajin prill. Fitimet e J&J u shtynë nga fakti që kjo vaksinë administrohej vetëm me një dozë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]