fbpx

Po shkonte në perëndim, burri nga Podujeva ndërron jetë në veturë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës po heton një rast të vdekjes së një mashkulli nga Podujeva, shkruan IndeksOnline.

I njëjti dje ka ndërruar jetë duke udhëtuar me veturë për në perëndim.

Sipas raportit të PK-së, viktimës për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim,   për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]