fbpx

Po vuan nga ndarja me Duan? Anwar fotografohet i dëshpëruar rrugëve të Los Angeles!

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa dhe Anwar Hadid i kanë dhënë fund lidhjes para disa javëve.

Lajmi nuk është konfirmuar akoma drejtëpërdrejtë nga ish çifti por ata ka kohë që nuk shihen më bashkë dhe nuk postojnë foto të përbashkëta.

Madje Anwar ka fshirë të gjitha fotot me Duan, gjë të cilën Dua nuk e ka bërë akoma.

Gjersa këngëtarja po vazhdon me aktivitet e saj muzikore dhe pushimet, Anwar është fotografuar i dëshpëruar rrugëve të Los Angeles.

Anwar dukej se ishte në gjendje emocionale të qetë ndërsa qëndronte në një cep të rrugës me një mik.

Hadid është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren pas dy vitesh lidhje.

Çifti filluan lidhjen e tyre në qershor të vitit 2019, por u raportua nga disa media ndërkombëtare se ata i dhanë fund marrëdhënies mes tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]