fbpx

Poezi për çdo prind: Fëmijët tuaj nuk janë bijtë tuaj

nga Revista Kosovarja

Gibran Khalil Gibran është poet që lindi më 6 janar 1883 dhe vdiq më 10 prill 1931 është shkrimtar libanezo-amerikan, poet dhe artisti vizual.

Ai konsiderohet edhe filozof por që ai vet e ka refuzuar. Ai është i njohur për librin “Profeti”, i cili ishte botuar për herë të parë në SHBA më 1923 dhe që nga ajo kohë është libri më i shitur i të gjitha kohrave në tërë botën, derisa është përkthyer në 100 gjuhë.

Poezia “Bijtë” konsiderohet njëra prej poezive më të mira të poetit. /GazetaExpress/

“Bijtë”

Fëmijët tuaj nuk janë bijtë tuaj,

Janë bij e bija të etjes që jeta ka për vetveten,

ata vijnë nëpërmjet jush, por jo nga ju,

edhe pse jetojnë me ju, nuk u përkasin.

Mund t’u dhuroni atyre dashuri, por jo mendimet tuaja:

ata kanë mendimet e veta.

Mund t’u jepni strehim trupave të tyre, por jo shpirtrave të tyre:

ata banojnë në shtëpinë e së nesërmes,

të cilën nuk do u lejohet ta vizitoni as në ëndërr.

Mund të provoni të jeni si ata janë, por jo t’i bëni të ngjashëm me ju:

Jeta ecën e nuk vonohet me të shkuarën.

Ju jeni harqet, prej ku bijtë, si shigjeta të gjalla, janë hedhur përpara.

Harkëtari sheh pikësynimin në horizontin e pafund,

dhe ju tendos me forcë, derisa shigjetat e tij të shkojnë shpejt e larg.

Besohuni me gëzim në dorën e harkëtarit,

pasi, siç do fluturimin e shigjetës, ashtu do edhe shtrëngimin e harkut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]