fbpx

Poezi për Liridona Ademaj: Motër, ta ndjeva dënesën…

nga Revista Kosovarja

MOTËR
Tu këput shpresa e rinisë
Si një betejë e një shtrëngate
E dashuria si një triumf i bardhë
Të dërgoj në natën pa agim!

Si të lash o motër nën hijen e lakuriqëve
Të shqyen trupin me kthetra
E u ushqyen me gjakun e njomë
Të lindjes së shpresës

Ç’është ky fustan i zi motër që të ka mbuluar trupin sot
E atë trëndafil të egër që nuk u këput në mal
Pse e mban në dorë ti!
Fatin kush ta bëri hije të nemitur

U zgjove në ëndrrën e tradhëtuar
Të thërriste vdekja
Unë ndjeja dhimbje
Të luta të qëndroje dhe një natë

Përbindëshi të mori
Ta ndjeva dënesën e shpirtit të goditjes së kobrës.
Eshtrat më janë mpirë
Gjethet janë ngrirë
Rrugët u lanë me gjak
E muret qajnë
Britma
Ndeza dy qirinj

Qeshje e fundit, dëshirë e fundit
Lajm i zi…
Lamtumirë e dashur motër
Do të këpus tri manushaqe e katër mimoza e do të vij të marrë në krah!

Planeta Sllamniku
04.12.2023

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]