fbpx

Poezia e Leonora Bruçaj-Keka edhe në gjuhën rumune

nga Revista Kosovarja

Leonora Bruçaj-Keka është një poete tashmë me emër nga (Prishtina) Kosovë, autore e veprave tashmë të njohura në botën letrare, një në gjuhën angleze “ Inner voice of silence”, dy në gjuhën shqipe, “ Vdekja e Bajlozit “ dhe “ Dhembje e harresës”. 

Në dorëshkrim ka shumë poezi që presin në radhë ta shohin dritën e botimit. Poezitë e saj here pas here i shohim të publikuara edhe në mediat tona periodike.

Poetja Leonora Bruçaj- Keka në shumë manifestime letrare i ka rrëmbyer çmimet kryesore. Poezia e Leonorës pëlqehet nga shumë gjeneratat e ndryshme e sidomos nga studentët e saj.

Leonora Bruçaj-Keka tani triumfon me poezi edhe nëpër gazeta të huaja. Parapak ditësh i doli edhe libri me poezi i përkthyer në gjuhën rumune.

Sipas saj, ky është libri i parë i saj që është përkthyer në gjuhën rumune, dhe poezitë e këtij libri janë përkthyer nga Baki Ymeri

Me këtë rast poetja e njohur, këtë lajm të mirëpritur e ndanë në rrjete sociale të saj:

Kam kënaqësinë që me ju të ndaj një lajm të bukur sa i takon karrierës sime letrare e artistike!

Para pak ditësh nxora nga shtypi librin tim të parë me poezi të përkthyer në gjuhën rumune, të titulluar “IUBIREA ÎN CĂLĂTORIE”

Ky libër me poezi i përkthyer nga përkthyesi Baki Ymeri, dhe botuar nga shtëpia botuese “ Amanda Edit”, vjen si kërkesë e studentëve të mi rumunë, të cilët kanë kërkuar që ta lexojnë krijimtarinë time letrare.

Për finalizimin e këtij libri, falënderoj fillimisht familjen time për përkrahje të vazhdueshme dhe të pakontestueshme, miqtë e mi, kolegët dhe të gjithë studentët e mi shqiptar dhe të huaj.

Këtë libër ia dedikoj engjëllit tim, djalit, Leos

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]