fbpx

Policia e Kosovës afër t’i gjejë kryesit e shpërthimit tek Ujmani, gjen 3 radiolidhje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës është afër që të gjejë aktorët e shpërthimit dje tek Ujmani. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për Indeksonlinen se janë në ecuri të mirë të kapin aktorët e këtij rasti.

“Dje kemi kryer një bastisje në Zveçan. Kemi sekuestruar tri radiolidhje dhe një veturë të cilat me shumë gjasë lidhen me rastin në fjalë. Ende s’ka të arrestuar, por ka një person të dyshuar që për ne është interes ta intervistojmë” ka thënë Elshani.

Kapjen e këtyre personave e ka kërkuar dje edhe kryeministri Kurti duke qenë i bindur se kjo do të ndodhë së shpejti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]