Është arrestuar një person i dyshuar për sulmin fizik ndaj futbollistit Belgin Jashari gjatë një ndeshjeje të futbollit në Obiliq. Sulmi ka ndodhur me datën 25 prill, ndërkohë që personi i dyshuar është arrestuar me datën 26 prill.
Policia e Kosovës kanë thënë se personi i dyshuar është M.K i lindur në vitin 1978.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën penale “Sulmi”, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Arrestimi i të dyshuarit për sulmin ka ardhur pasi Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime urgjente hetimore lidhur me një incident të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq.