fbpx

Policia fton qytetarët të mos kalojnë kah pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka thënë se pika kufitare ”Merdare” është mbyllur për qarkullim, për shkak të bllokimit të rrugës në Serbi.

Përmes një komunikate për media, Policia thotë se kjo është bërë nga persona të dyshuar, në orët e vonë të mbrëmjes.

Policia shton se bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim, teksa ka ftuar qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të bllokimit të rrugës në Serbi, pika kufitare ”Merdare” është mbyllur për qarkullimNë orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.

Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]