fbpx

Policia i gjen pushkë e 71 fishekë një gruaje në Banjskë

nga Revista Kosovarja

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit policia i ka gjetur armë e fishekë gjatë kontrollit në shtëpinë e saj dje në orën 08:20.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

Policia tha se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]