fbpx

Policia jep detaje për aksidentin mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

nga Revista Kosovarja

Policia ka dhënë detaje për aksidentin te Parku i Biznesit në Drenas.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se në aksident janë përfshirë dy vetura por nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, tha Hoxha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]