fbpx

Policia jep detaje për djegien e veturës së Bajqinovcit

nga Revista Kosovarja

Para pak minutash dyshohet se është djegur vetura e deputetit të Vetevendosjes, Mefail Bajqinovci.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai tha se nga zjarri është prekur edhe një veturë tjetër që ishte pranë veturës së përfshirë në zjarr.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]