fbpx

Policia jep detaje rreth përleshjes së djeshme në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Dje raportohej se në Prishtinë, në rrugën ‘’Ibrahim Lutfiu’’, disa persona janë përfshirë në një përleshje që u shkaktua nga një mosmarrëveshje, teksa burimet pohuan se u dëgjuan edhe të shtëna me armë.

Policia në raportin 24 orësh thotë se janë arrestuar 5 persona. Gjatë përleshjes njëri prej tyre kishte përdur edhe armë zjarri e cila më pasi i ishte konfiskuar me fishek dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse njëri do të dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që kishte urdhër arrest nga gjykata.

‘’ Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë (NN) 18.07.2023 – 19:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë rrahur në mes vete. Gjatë përleshjes raportohet se është përdorur edhe një armë zjarri e cila është konfiskuar me fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit, katër janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri do të dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që, kishte urdhër arrest nga gjykata’’, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]