fbpx

Policia konfirmon vdekjen e 26-vjeçares në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një vajzë, afro 26 vjeç, dyshohet të ketë rënë nga kati i shtatë i banesës, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]