fbpx

Policia për tragjedinë në Lipjan: Raportohet se burri vrau gruan dhe djalin, më pas bëri vetëvrasje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për tragjedinë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka thënë se raportohet që burri ka vrarë gruan dhe djalin e më pas ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe 4 gëzhoja, ndërsa në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“VRASJE E RËNDË & VETËVRASJE – Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]