fbpx

Pozon krah Dua Lipës, Mahmood mori vëmendje me veshjen transparente në “Sunny Hill”

nga Revista Kosovarja

Artisti i famshëm italian, Mahmood, ka performuar mbrëmë (e premte) në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”.

Përpara koncertit, ai mbajti një konferencë për media ku është shprehur i lumtur se do të jetë i pranishëm në një festival kaq prestigjioz.

Ai theksoi se me paraqitjen në “Sunny Hill” synon që ta rrisë muzikën e tij në tregun ndërkombëtar.

I njëjti ka shpërndarë disa fotografi pas performancës së djeshme, e një edhe me artisten Dua Lipa.

Ylli botëror mori vëmendje me veshjen që përzgjodhi, trikon transparente të zezë duke vënë kështu në pah fizikun e formësuar.


“Si një ëndërr. Faleminderit Sunny Hill, Dua Lipa, Dukagjin Lipa”, ka shkruar ai.

Sonte (e shtunë) vazhdon nata e tretë e “Sunny Hill” me po ashtu artistë të mëdhenj.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]