fbpx

Prej një jave, Teuta është “përtokë” por jo nga COVID

nga Revista Kosovarja

Aktorja Teuta Krasniqi ka ndarë me ndjekësit ditën e sotme një prej ngjarjeve në të cilat po kalon.

Ajo prej afro një jave është e sëmurë me grip (jo COVID) dhe ky është një nga rastet e rralla kur siç është shprehur vet, “është përtokë” nga gjendja shëndetësore.

Në një postim në Facebook ajo është shprehur:

“Unë COVID nuk kam pasë e nuk e di sa i vështirë është, poashtu jam e vaksinuar por që fiks një javë jam e shtritë prej gripit (jo COVID) e hala s’po shoh shumë përmirësim. Shumë rrallë sëmuren e duke u mbështetur në imunitetin tim të fortë si duket e kam neglizhuar veten. Qëto vjet i kam bo e kurrë në jetë nuk më ka qitë përtoke kurgjo ma shumë se ky grip. Aman ruani fëmijët e veten sepse nuk qenka hajgare”.

Situata me pandeminë është nën kontroll mirëpo prej javësh qarkullon një virozë (ende e pa specifikuar) që ka bërë që shumë njerëz të ankohen për ashpërsinë e gripit dhe Teuta qenka një prej tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]