fbpx

Presidentja emëron Edona Malokun ambasadore të Kosovës në Portugali

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e ka emëruar Edona Malokun, ambasadore të Kosovës në Portugali, raporton Gazeta Sinjali.

Në platformën X, Osmani ka thënë se është e kënaqur me emërimin që e ka bërë duke e quajtur Malokun një akademike dhe profesioniste e dalluar.

“Jam e bindur se njohurit dhe angazhimi i saj do të jenë të paçmueshme, ndërsa punojmë drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit tonë Portugalisë”, ka thënë Osmani

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]