fbpx

Presidentja Osmani shkon në Finlandë bashkë me Fatmir Sejdiun, do të marrin pjesë në funeralin e Ahtisaarit

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë.

Atje, Osmani do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, funerali i të cilit do të mbahet më 10 nëntor.

Në delegacionin shtetëror të presidentes Osmani do të jetë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

“Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu”, bëhet e ditur në njoftim.

Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka vdekur të hënën në moshën 86-vjeçare.

Ahtisaari ka vdekur muajin e kaluar në Helsinki.

84-vjeçari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës, duke shërbyer nga 1994 deri në 2000, dhe i pari që u zgjodh përmes një votimi të drejtpërdrejtë popullor me dy faza, në krahasim me sistemin e mëparshëm të kolegjit elektoral.

Në vitin 2008, ai u bë finlandezi i parë që mori Çmimin Nobel për Paqe “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare” përfshirë Kosovën, Irakun, Namibinë dhe Indonezinë.

Ahtisaari ka qenë i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës. Mbi planin që ai hartoi, u shpall edhe pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008./Reporteri.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]