fbpx

Prezantohen masat e reja e pandemisë nga ministri i Shëndetësisë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka prezantuar masat e reja anti-covid, derisa tha se gjendja epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar për shkak të variantit të ri që është paraqitur kohëve të fundit, shkruan Gazeta Metro.

Ai tutje prezantoi masat që do hynë në fuqi nga nesër, për të cilat tha se shërbejnë për të mbajtur situatën nën kontroll.

”Të gjithë personat që hynë në RKS duhet të kenë certifikatën e vaksinimit. Nëse personi ka vetëm një dozë, atëherë kërkohet testimi ose dëshmia që ka kaluar Covidin. Kurse nga 3 janari do vlej vetëm kartela e vaksinimit të plotë.
Nga kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë, do lirohen personat nën 12 vjec. Personat të tillë duhet të paraqesin testin negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Për të evituar ngarkesën spitalore, mbylljen e shkollave dhe ekonomisë, udhëtarët që shërbehen me transport publik, nxënësit dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave të gastronomisë do iu kërkohet kartela e vaksinimit me një dozë ose dy, apo edhe testi negativ.

Na mbetet të mirëmbajmë masat në fuqi, maska aty ku kërkohet, mbajtja e higjienës, dhe vaksinimin.

Ne bëjmë thirrje që këto masa të respektohen, sepse çdo valë tjetër e koronavirusit mund të jetë po aq e rëndë sa vala e fundit. Kosova ka mjaft vaksina, dhe vaksinimi mbetet rruga më e shkurtër për të parandaluar infektimin nga pandemia”, tha Latifi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]