fbpx

Princ Harry prek me fjalët dedikuar Mbretëreshës Elizabeth

nga Revista Kosovarja

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth ka pikëlluar nipin e saj, Princ Harry.

Ai i ka dedikuar disa fjalë emocionuese, duke shprehur falënderime për të si dhe angazhimet që ka pasur për pasardhësit.

“Gjyshe, ndërsa kjo ndarje përfundimtare na sjell një pikëllim të madh, unë jam përgjithmonë mirënjohës për të gjitha takimet tona të para, që nga kujtimet e mia të hershme të fëmijërisë me ty, deri në takimin me ty për herë të parë si Komandanti i Përgjithshëm, deri në momentin e parë ku ti takove gruan time të dashur dhe përqafove stërnipërit e tu të dashur.

Unë i çmoj këto kohë të përbashkëta me ty, dhe shumë momente të tjera të veçanta në mes. Tashmë na mungon, jo vetëm nga ne, por gjithë botës. Dhe ndërsa bëhet fjalë për takimet e para, ne tani e nderojmë babanë tim në rolin e ri si Mbreti Charles III.

Faleminderit për angazhimin tënd në shërbim. Faleminderit për këshillat e tua tëvyera. Faleminderit për buzëqeshjen tënde “ngjitëse”.

Edhe ne buzëqeshim duke ditur që ti dhe gjyshi jeni ribashkuar tani, të dy së ​​bashku në paqe”, ishin fjalët e Harryt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]