Pasi la pas martesën disa vjeçare me Elia Zaharinë, Princi Leka ka nisur një histori të re dashurie, e cila me sa duket po ecën me hapa të mëdha.
Prej disa kohësh, Princi përflitet se është duke shijuar një romancë me fotografen Blerta Celibashi, me të cilët mësohet se ka nisur bashkëjetesën.
Ditën e djeshme, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë fotografuar duke shëtitur në Pedonalen e Tiranës ku nuk i kanë shpëtuar syrit të qytetarëve. Në media kanë nisur të qarkullojnë fotografi ku dyshja shfaqet nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke pranuar publikisht lidhjen e tyre.