fbpx

Princi William shkon në dasmën e ish të dashurës, Rose Farquhar

nga Revista Kosovarja

Princi William mori pjesë në dasmën e ish-të dashurës së tij të shtunën, ku ai u ribashkua me miqtë e vjetër. Në fakt, Princi i Uellsit mori pjesë i vetëm në ceremoni dhe festë, ndërsa Kate Middleton qëndroi me tre fëmijët e tyre.

Rose Farquhar u martua me George Gemmell dhe princi nuk mund të mungonte.

Ky i fundit është shfaqur me smoking dhe pallto, ndërsa prania e tij ka qenë diskrete.

Të sapomartuarit i surprizuan të gjithë teksa dolën nga kisha me një Land Rover të cilësisë së mirë, ndërsa nusja kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata me detaje të veçanta.

Rose dhe Princi William u takuan në vitin 2000, përpara se të ndiqte Universitetin St Andrews në Skoci, ku takoi gruan e tij të ardhshme Kate Middleton. Ish-çifti njihen që nga fëmijëria dhe burimet kanë thënë që Rose ishte lidhja e tij e parë zyrtare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]