61
Prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera dhe Besnik Sahatçiu Ora janë mirëpritur nga Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Çifti kanë qenë pjesë e eventit të organizuar me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e këngëtares, Vera, e cila ka publikuar një fotografi të çiftit në rrjetin social Instagram.
“Faleminderit për pritjen e mrekullueshme Ambasadorit Kosovar për 15 vjetorin të Pavarësisë së Kosovës dhe jam këtu për të festuar”, shkroi Sahatçiu Ora në Instagram.