fbpx

Prishet ashensori, bllokohen 30 minatorë të Trepçës

nga Revista Kosovarja

Aktualisht rreth 30 minatorë të Minierës së “Trepçës”, kanë mbetur të ngujuar që nga ora 3:00 e mëngjesit të sotëm.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se si rrjedhojë e një defekti të energjisë elektrike, 30 minatorë të ndërrimit të tretë, kanë mbetur të bllokuar në minierë.

Ai kanë thënë se numri i minatorëve të bllokuar në minierë ka qenë edhe më i madh, por disa kanë arritur të dalin nga aty.

Januzi theksoi se gjendja e minatorëve të ngujuar në “Trepçë” është e mirë dhe se po bëhen përpjekje që të dalin sa më shpejtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]