fbpx

Prishtina dhe Obiliqi me marrëveshje për projektin e Ngrohjes Diellore

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me atë të Obliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit “Solar4Kosovo”, i cili parasheh prodhim të ngrohjes përmes ngrohjes diellore.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim sigurimin e lokacionit për këtë projekt, në fshatin Shkabaj.

Fshati në fjalë është paraparë si më i duhuri për realizimin e këtij projekti, bën të ditur kryetari Rama.

“Realizimi i këtij projekti strategjik është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e Kryeqytetit dhe të Komunës së Obiliqit” ka thënë mes të tjerash i pari i kryeqytetit, në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë i Përparim Ramës:

Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është sigurimi i lokacionit për projektin e Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”, në fshatin Shkabaj (Hadë e Re), i cili sipas ekspertëve të fushës është vend ideal për realizimin e këtij projekti.

Realizimi i këtij projekti strategjik është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e Kryeqytetit dhe të Komunës së Obiliqit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]