56
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Atje një person ka raportuar se disa të dyshuar kanë hyrë me forcë në lokalin e tij.
Sipas tij, ata kanë vjedhur para kesh, cigare dhe një makinë për bluarje të mishit.
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 15.10.2022–00:10-06:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij me ç’rast kanë vjedhur para kesh, cigare dhe një makinë për bluarjen e mishit. Rasti në procedurë hetimore.