fbpx

Prizren: Gjendet i vdekur një burrë 77-vjeçar në motel

nga Revista Kosovarja

Vdekje të dyshimta janë cilësuar vdekjet e personave në hotele dhe motele të vendit viteve të fundit. Shkaktari i këtyre rasteve shpeshherë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut.

Një rast i tillë ka ndodhur sot paradite në motelin “Villa A1” te Tranziti i Vjetër në Prizren, ku u gjet pa shenja jete një burrë i moshës 77-vjeçare.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipin mjekësor që kryen ekzaminimet vitale dhe u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Posa janë kryer procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh në plotni atë që ka ndodhur brenda motelit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]