fbpx

Probleme me ankthin dhe stresin: Vesa Luma zbulon si e lufton problemin që i shkaktoi pandemia

nga Revista Kosovarja

Pandemia dhe karantimi brenda shtëpive ka ndikuar tek të gjithë duke krijuar probleme tek shumë persona me stresin dhe ankthin.

Një gjë të tillë duket se e ka kaluar edhe këngëtarja kosovare, Vesa Luma.

Ajo prej vitesh jeton në Zelandën e Re, bashkë me Big Bastan dhe djalin e tyre.

Vesa është shumë aktive në rrjetet sociale duke qëndruar afër fansave të saj me pastime ndonëse me projekte ka munguar prej kohësh.


Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit ku ka biseduar lidhur me stresin dhe ankthin.

Vesa ka zbuluar se që nga koha e pandemisë ajo ka pasur probleme me shëndetin mendor ndërsa shpëtimin e ka gjetur duke mbajtur ditar, medituar, duke bërë ecje dhe mbi të gjitha duke qëndruar larg lajmeve negative.

Ajo i dha këto këshilla për ndjekësit e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]