Kompania Cacttus, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dal me një reagim pasi mbrëmë në ditën e zgjedhjeve ka pasur probleme shqetësuese të natyrë teknike për qasje në rezultatin preliminar zgjedhor.
Përmes një reagimi publik, Cacttur ka theksuar se faqja e KQZ’së ka pasur një ngarkesë të paprecedent të trafikut e cila ka mbingarkuar konfigurimin ekzistues të aplikacionit.
“Funksioni themelor i aplikacionit të zhvilluar nga CACTTUS sh.a. për regjistrimin e të dhënave të futura nga qendrat e votimit funksionoi siç ishte projektuar deri në orën 19:00, pra përfundimin e procesit të votimeve. Sfida e mëvonshme lindi nga vëllimi i paprecedent i trafikut në faqen e internetit të zgjedhjeve, i cili mbingarkoi konfigurimin ekzistues të aplikacionit Cloudflare”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas tyre, faqja e KQZ’së ka pasur sulme të vazhdueshme kibernetike ditën e zgjedhjeve por edhe sot ( e hënë).
“Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë faktin se faqja e internetit të KQZ-së, së bashku me infrastrukturën tjetër qeveritare, ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike të vazhdueshme, si gjatë ditës së zgjedhjeve, poashtu duke vazhduar edhe sot”, thuhet në reagimin e tyre.
Megjithatë, kompania nuk ka përmendur huqjen e rezultateve të zgjedhjeve, e cila ndryshoi edhe rrjedhën performancës zgjedhore.
Reagimi i plotë në linkun më poshtë:
<ahref=”http://IwY2xjawIXDHZleHRuA2FlbQIxMAABHQmfoFTz