fbpx

Problemi me linjat e autobusit: Kjo dyshohet se ishte një nga motivet e sulmit tragjik

nga Revista Kosovarja

Një sulm tragjik që la të vrarë 4 persona në Deçan, ka tronditur vendin, derisa janë hapur pista hetimesh për motivin e sulmit.

Shoferi, konduktori e dy nxënës janë 4 viktimat e raportuara deri tani.

E motivi i sulmit del të jetë problemi me linjat e autobusit.

Një burim për Metron tha se shoferi që mbeti i vdekur e kishte lejen e linjës dhe ia kishte shitur dikujt tjetër, dhe kështu kishin lindur probleme.

Deri tani autori i krimit nuk është kapur nga policia, pasi i njëjti ka ikur nga vendngjarja./Metro

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]