Rrathët e zinj poshtë syve janë një shqetësim i zakonshëm estetik që mund të prekë njerëz të çdo moshe.
Edhe pse shpesh lidhen me mungesën e gjumit, shkaqet e tyre janë më të shumta dhe të ndërlikuara.
Faktorë të tillë si gjenetika, stresi, lodhja kronike, dehidratimi, si dhe procesi natyral i plakjes, kontribuojnë në shfaqjen e këtyre hijesimeve të errëta nën sy.
Këto rrathë mund të japin një pamje të lodhur dhe të stresuar, pavarësisht se si ndiheni realisht.
Shpesh, përpiqemi t’i mbulojmë me korrektor gjatë aplikimit të grimit, por me kalimin e orëve ato sërish bëhen të dukshme, duke na rikujtuar sfidën për t’i trajtuar në mënyrë më të qëndrueshme.
Një ndër përbërësit më efektivë për kujdesin ndaj rrathëve të zinj është vitamina C.
Kështu së paku sugjeron ekspertja e estetikës @jurgitajasiunaite, e cila përmes profilit të saj ndan këshilla të dobishme për kujdesin e lëkurës.