fbpx

Prof Krasniqi : Çka me thanë, o njerëz? Si u bëhet nderim vrasësve të kombit tënd

nga Revista Kosovarja

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, e ka quajtur budallaki aktin e nderimit nga Garda e FSK-së e ministri Xhelal Sveçla ndaj ushtarëve serbë më 11 nëntor në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka sjellur raportimet e diplomatëve evropianë dhe mediave ndërkombëtare për krimet mbi popullsinë shqiptare nga ushtarët serbë e asaj kohe.

Me tutje, ai pyet se si mundet një ushtri të nderojë vrasësit e kombit të tij.

“Budallakitë në këtë vend kanë filluar të ngjajnë me ortekun, i cili duke u rrokullisë, shkon e rritet gjithnjë e më shumë. Nderimi te varrezat e ushtarëve serbë të luftërave ballkanike e të LPB bie në këtë rrokullisje të budallakisë. Veç për seri po ua sjellë tre ilustrime, që dëshmojnë se ushtarët serbë kanë qenë vrasës, zbatues të gjenocidit kundër shqiptarëve. Ja tre ilustrimet: 1. Konsulli austro-hungarez në Shkup raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë. (Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989) 2. Gazetari i Neë York Times-it, Pickthal, i cili kishte qenë dëshmitar okular, pati shkruar këto fjalë: “Masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën Kryqn’ e Krishterë, kapërcejnë çdo instikt gjakpirësije”.3. Xhastin Mc Carthy, në studinin e tij “VDEKJE DHE DËBIM“ konstaton: Të dhënat e Luftërave Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arratinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.”(f. 16) dhe: “Në Luftërat Ballkanike, secili nga fitimtarët gjithashtu dëshironte që të shihte një fund të pranisë muslimane në tokat që ata kishin pushtuar.”(f.171)”, ka shkruar Krasniqi.

“Çka me thanë, o njerëz? Si u bëhet nderim vrasësve të kombit tënd? A jeni në vete a keni rrëshqitë, si orteku e doni me na zanë të gjithëve përfundi”, vazhdon me tej ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]